Një grua e moshuar u gjet e pajetë në banesën e saj  këtë të mërkurë.

Ngjarja ndodhi në Mamurras, ndërsa viktima është Gjelina Hoti, 69-vjeçe, bashkëshortja e ish-boksierit, Pal Hoti.

E moshuara prej disa vitesh jetonte e vetme. Dyshohet se ajo gjeti vdekjen pas kontaktit me energjine elektrike, pasi ne trupin e saj u vune re shenja djegieje.

Policia u lajmerua nga fqinjët e 69-vjeçares, te cilet prej disa ditësh nuk e kishin parë të moshuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *