Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.

 

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ruçi shprehet se ish-presidenti ishte mik i madh i të gjithë shqiptarëve dhe mbështetës i zjarrtë i tranzicionit të Shqipërisë.

 

Ruçi shprehet gjithashtu në mesazhin e ngushëllimit se ish-presidenti Bush kreu shërbime shquara në shërbim të demokracisë dhe paqes.

 

Ish-presidenti amnerikan, George H.W. Bush u nda nga jeta të shtunën në moshën 94 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *