Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërcënoi policinë, duke marrë shkas nga sjellja e saj në protestat e ditëve të fundit.

 

Vasili paralajmëroi se policët do të japin llogari para popullit, për sjelljen kriminale që sipas tij, kanë shfaqur ata.

 

Për të, policët sot janë vetëm në shërbim të pushtetit.

 

“Policia e turpit, zorra qorre e Edi Ramës, që shkel ligjin!!! Policia shkeli ligjin si bandite e vertetë, kur prishi Teatrin mu në mes të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për shkak të pandemisë dhe u lëshuan me qindra policë sup më sup kundër çdo rregulli për mospërhapjen e pandemisë. Sot po e njëjta polici bën sikur po zbaton ligjin ndërkohë, që nuk është as gjendje e jashtëzakonshme dhe pengon çdo lloj proteste. Kjo polici është shndërruar në një zorrë qorre të Edi Ramës duke humbur tërësisht autoritetin ligjor dhe fytyrën duke e përdorur ligjin kundër qytetarëve. Mos harroni se do të përgjigjeni deri në një për këtë pozicion kriminal që po merrni. Llogarinë do ta keni me popullin, që do t’ju gjejë edhe në vrimë të miut e s’do të ketë as Edi Ramë dhe as dreq që do t’u dalë për zot se do të kenë hallin e kokës së tyre”, tha Petrit Vasili në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *