Subscribe

Në Shqipëri nuk ka akoma asnjë rast me variantin indian Delta. Kjo u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës që mbajti këtë të enjte në Parlament.

 

Pavarësisht se nuk kemi asnjë rast, thirrja e Manastirliut është që të tregohet kujdes sepse rreziku është shumë pranë.

 

“Ka një alert, që është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim. Ndaj kërkohet një kujdes maksimal. Ne do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve.”

 

 

 

Sezoni i verës do të shoqërohet me fushatën e vaksinimit. Ogerta Manastirliu tha se do të ketë vaksinimi edhe në shtëpi për të pamundurit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *