Subscribe

E premtja shënoi nisjen e vaksinimit të gazetarëve të terrenit dhe operatorëve. Kjo kategori është e para që përfiton nga punonjësit e medias pasi konsiderohet targetgrup i riskuar.

 

THIMI SAMARXHIU

“Ndihem shumë mirë. Zonja e kishte dorën shumë të lehtë, nuk kam asnjë shqetësim. Ishte një mundësi që na u dha të gjithë gazetarëve. Është një mundësi e mirë që ne të ruhemi. Unë e dshfrytëzova këtë mundësi dhe kam parë shumë kolegë që kanë ardhur për t’u vaksinuar. Ndihem mirë. Pas një muaji do të bëj dozën e radhës.”

 

Gazetarët morën dozën e parë të Sinovac në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

 

JETONA KOÇIBELLI

“Mirë, e qetë, e kisha pak me frikë, por tani e kuptoj që ishte një process shumë I qetë dhe kot i frikësohesha. Do të preferoja Pfizer, por nuk kam kundërshtim për asnjë vaksinë, mjafton të vaksinohem.”

 

 

Më herët gjatë ditës, ministrja e Shëndetësisë njoftoi se përveç gazetarëve, të shtunën nis edhe vaksinimi i uniformave blu.

 

Pas këtyre dy grupeve vijon vaksinimi masiv i popullatës me dozat e Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *