Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës mëngjesin e kësaj të mërkure, ku një 40-vjeçar mbajti peng dy fëmijët e tij në një dhomë hoteli.
Ngjarja u denoncua nga banorë të zonës të cilët njoftuan policinë rreth orës 02:20 minuta të mëngjesit pasi dëgjuan të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës”.
Lexo edhe :
Menjëherë, policia shkoi në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në banesën nga ku qëllohej me armë dhe që ishte marrë me qira javore nga 40-vjeçari Aleks Marku , mbaheshin peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.
Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.
Pavarësisht thirrjeve që 40-vjeçari të dorëzohej, ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit me kallashnikov.
Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu në prangat.
Policia bëri të ditur se 40 vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike, pasi në dhomën e hotelit u gjetën gjurmë të drogës.
Marku rezulton të jetë një njeri me të shkuar problematike. Bashkëshortja e tij kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata, për shkak të konflikte të vazhdueshme që kanë pasur kohët e fundit. Marku është me banim në qytetin e Lezhës, por nuk kishte pranuar të kthente fëmijët e tij të moshës 6 dhe 11 vjeç tek e ëma. /vizionplus.tv






