Subscribe

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka mbështetur vaksinimin e detyrueshëm të të miturve, pasi cështja u ankimua nga disa familje çeke, fëmijëve të të cilëve iu ishte refuzuar hyrja në parashkollor sepse nuk ishin vaksinuar.

Sipas vendimit të gjykatës, ndërhyrja e qeverisë në të drejtën për një jetë private, justifikohet me faktin se i shërben mbrojtjes së shëndetit publik.

Sipas ligjit çek, fëmijët duhet të vaksinohen kundër nëntë sëmundjeve duke përfshirë difterinë, tetanozin, kollën e mirë, hepatitin B dhe fruthin.

“Objektivi duhet të jetë që çdo fëmijë të mbrohet kundër sëmundjeve të rënda, përmes vaksinimit ose për shkak të imunitetit të tufës”, nënvizohet në vendimin e gjykatës.

Megjithëse çështja nuk lidhet drejtpërdrejt me vaksinat COVID-19, ekspertët besojnë se mund të ketë implikime në vaksinimin kundër virusit, veçanërisht për ata që deri më tani janë deklaruar kundër imunizimit.

Republika Çeke nuk është vendi i vetëm në Bashkimin Europian që zbaton masën e vaksinimeve të detyrueshme të fëmijëve. Vitin e kaluar, Gjermania ka nisur të respektojë një ligj që u kërkon të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit ose në të kundërtën përballen me gjobë deri në 2,500 euro. Franca dhe Italia po ashtu kanë ndryshuar rregullat për vaksinim, pas shpërthimeve të fruthit në vitet e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *