Rusia lëshoi 28 raketa gjatë natës në drejtim të Ukrainës. Lajmi njoftohet nga autoritetet ukrainase që theksojnë se të gjitha raketat janë kapur nga mbrojtja ajrore e tyre.

 

Gjenerali Valerii Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se Ukraina shkatërroi gjithashtu 15 nga 16 dronët e lëshuar nga Rusia.

 

“Gjatë natës, armiku sulmoi territorin e Ukrainës me raketa lundrimi dhe sulmues UAV. Janë regjistruar gjithsej 44 objektiva ajrore të armikut,” tha ai. 

 

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se Rusia kishte kryer një sulm masiv me dron dhe raketa në Kiev që vrau të paktën dy persona.

 

Nga ana tjetër, Rusia pretendeon se pengoi një sulm ukrainas me dron në një kullë televizive në rajonin jugperëndimor të Bryansk në kufi me Ukrainën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *