E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Udhëtim në plantacionet e kanabisit

E parë nga ajri Shqipëria duket e gjelbëruar. Nuk janë vetëm pyjet, tashmë një pjesë e hartës së saj e zënë edhe plantacionet e kanabisit. 40 mijë rrënjë në një sipërfaqe të shtrirë prej më shumë se 4 hektarësh, u asgjësuan nga Policia e Vlorës dhe forcat speciale. Sipërfaqja e ndare ne10 parcela të ndryshme, ishte kthyer në një laborator natyror nga kultivuesit. Rojet e hashashit, procesi i vaditjes e deri te vendi qe përdoret per tharjen e bimës.
Operacioni u ndoq në terren dhe nga Ministri i Brendshëm e për Drejtorin e Sigurisë Publike, Altin Qato, deri më 30 gusht bimët e asgjësuara në rang vendi, i kalojnë 1.5 milion rrënjë hashashi.

Më shumë video

Reklamë