Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34-vjeçarit shqiptar, Aristidhis Papa, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal të Athinës.

 

Duke ju referuar mediave greke, Papa dyshohet se ishte i përfshirë në atentatin ndaj gazetarit të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz i cili u ekzekutua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga një emision televiziv.

 

34-vjeçari më 26 maj 2019, ishte sulmuar në stacionin e Larisës dhe ishte plagosur rëndë nga plumbat, por arriti të mbijetojë. Ai ka qenë shënjestër e disa atentateve në të kaluarën.

 

Shqiptari lëvizte me jelek antiplumb sepse e dinte që ishte shënjestër e grupeve të armatosura. Ai u ekzekutua me plumb në kokë.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Sepolia”, ku autori hyri në kafene dhe qëlloi shqiptarin 8 herë me armë zjarri dhe më pas u largua me taksi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *