Shitës të lëndëve narkotike prej kohësh kanë zhvendosur vëmendjen drejt shkollave, ku tentojnë të afrojnë të rinjtë drejt përdorimit, me synimin për t’i kthyer në konsumatorë të përhershëm.
“Ka rastisur të më ofrojnë drogë si hashashi përshembull më shumë. Nuk kam pranuar pasi nuk jam i dhënë pas tyre. Grupmoshat që shesin mund të jenë mbi 16-17 vjeç”, tha një nxënës.
Edhe pse policia nuk ka statistika të ndara specifikisht për rastet pranë shkollave, shifrat totale tregojnë një rritje shqetësuese. Gjatë periudhës janar–tetor 2025 janë referuar 2466 raste për shpërndarje, nxitje përdorimi apo trafikim të lëndëve narkotike, 702 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Alarmi shtohet edhe më tej kur bëhet fjalë për të miturit.
Në janar–tetor 2024 u përfshinë 83 të mitur, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky numër u rrit në 134, kryesisht të grupmoshave 15–17 vjeç, pra 51 më shumë.
Sipas mjekëve toksikologë, pikërisht kjo grupmoshë, por edhe të rinjtë deri në 20 vjeç, janë më të prirur për të eksperimentuar me substanca, duke rrezikuar kalimin nga kurioziteti në varësi.
“Në fillim mund të fillojë si eksperimentim si kuriozitet në një shoqëri apo festë. Mund të jenë substance të ndryshme si marijuana, konsumim i vape me marijuanë që konsumohen dhe në shoqëri. Lind si kuriozitet por kur dikush konsumon në mënyrë të shpeshtë kjo u kthehet në varësi.
Të gjithë rastet që janë nën 18 vjeç ose konsumlojnë në ambiente shkolle apo përreth ne e kemi detyrim por edhe detyrim moral për të lajmëruar institucione përkatese si Policia e Shtetit, por gjithashtu edhe familjarët e pacientëve”, tha mjekja toksikologe Matilda Kambo.
Përdorimi i drogave, veçanërisht atyre sintetike, shoqërohet me pasoja të rënda për shëndetin mendor.
“Drogërat sintetike shtohen dita ditës, njerëzit kërkojnë të eksperimentojnë. Është shumë më problem kur një drogë ëëështë sintetike sepse është më pak e evidentueshme klinikisht apo për problemet që mund të shkaktojë. Problemet janë akute apo kronike. Kemi dëgjuar që rriten problem të shëndetit mendor të lidhura me substancat. Pse? Sepse të gjitha substancat, sidomos ato sintetike, shkaktojnë sa më shumë problem të shëndetit mendor, që fillojnë me ankth, problem të humorit deri në paranoja.
Problem më i madh është që drogërat konsumohen në mosha të vogla, pra kur truri është më I rezikuar dhe duhet të kujdesemi sa më shumë për shëndetin mendor ne konsumojmë drohgëë dhe cfarë bëjmë, shkatrojmë qelizat tona nervore:, tha mjekja.
Vetëm pak ditë më parë u zbulua shpërndarja e një droge sintetike në formë karamelesh, e cila synonte kryesisht adoleshentët pranë gjimnazeve në Durrës. Po ashtu në nëntor të vitit të kaluar, 12 persona u arrestuan për shpërndarje droge pranë shkollave në këtë qytet.





