E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në 2 banesa gjatë ditëve të fundit, arrestohet 22-vjeçari (EMRI)

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që kryejnë vepra penale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi Kevin Vila, 22 vjeç, banues në Astir.

Reklamë

Gjatë operacionit, në zonën e Astirit, shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëvizte ky shtetas, por ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi. Pas ndjekjes policore nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, në datat 22.04.2026 dhe 23.04.2026, ka vjedhur shuma parash në 2 banesa.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë shtetasi Kevin Vila.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë