Subscribe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur këtë të martë një ndërtesë 4-katëshe që ishte shpalluar e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

IKMT tha se për shembjen e objektit janë përdorur rreth 2 kg eksploziv që u vendosën në 100 furnela të hapura.

 

Mësohet se ndërtesa nuk ishte e banueshme, pasi ishte në proces ndërtimi. Si pasojë e dëmeve të shumta të marra nga lëkundja dhe rrezikshmëria që përbënte për banesat e tjera për rreth, ajo u shemb me shpërthim të kontrolluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *