E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U qëllua gjatë konfliktit me plumb në shpatull nga bashkëkombësi i tij, ky është 39-vjeçari Halil Uçari

Ilustrim · Vizion Plus

Ky që shihni në foto është Halil Uçari, 39 vjeç, shtetasi turk që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut, Tiranë.

Uçari u qëllua me armë zjarri nga bashkëkombësi i tij, gjatë një konflikti. I plagosuri u qëllua me një plumb në shpatull,  dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetas turk gjithashtu, ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi i është bllokuar pistoleta.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh