Aktorja shqiptare, Eliza Dushku e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë ka fituar 9.5 milionë dollarë prej disa akuzave seksuale.

 

Ngacmimet seksuale ndaj Dushkut u bënë përgjatë vitit 2017 kur ajo pranoi të punonte për dramën “Buffy the Vampire Slayer”.

 

Sipas “The New York Times” ylli i shfaqjes, Michael Ëeatherly kishte tentuar shpesh t’I kërkonte favore seksuale aktores Dushku. Ai shpesh herë bënte muhabete përdhunimi dhe histori seksuale orgjish para aktores duke e vendosur atë shpesh në siklet.

 

Për këtë arsye, Eliza foli me shkrimtarin e serialit në televizionin “CBS”, Glenn Gordon Caron, i cili nuk i dha zgjidhje, por e hoqi nga shfaqja.

 

E ndodhur përballë kësaj situate aktorja shqiptare e hodhi në gjyq dhe prandaj u dëmshpërblye me miliona dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *