Një shtetase shqiptare që ishte kthyer disa ditë më parë nga Kina, i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor për t’u siguruar nëse është infektuar nga koronavirusi.

Pas ekzaminimit, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohojnë se gruaja ka një grip të thjeshtë, ndërsa theksojnë se nuk ka shfaqur shenja se mund të jetë mbartëse e virusit të ri.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vendi ynë nuk është aq i rrezikuar sa vendet e tjera të BE-së.

Në doganën e Kakavijës janë ushtruar kontrolle të shumta për të parandaluar ndonjë rast për përhapjen e virusit në Shqipëri, kurse në portin e Durrësit u ndaluan dy shtetas kinezë. Pas vizitave të kryera, këta të fundit nuk rezultuan të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *