Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e vizitës në Emiratet e Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Më herët Rama ka deklaruar se vizita u krye për të shprehur solidaritetin vëllazëror me këtë vend, në një kohë kur shtetet e Gjirit Arabik jetojnë në kohëra të trazuara si pasojë e luftës në Iran.
Rama nënvizoi se takimi me Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed ishte vëllazëror.





