Punonjësi i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj i cili u lëndua  në sy gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet pas vrasjes së 25-vjeçarit, është nisur në Turqi.

Këtë e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, teksa shtoi se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan kreu i qeverisë krahas pamjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *