E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 10 orë më parë
Bota

U bë i famshëm për shkak të ngjashmërisë me financierin famëkeq, reagon sozia i Jeffrey Epstein

Palm Beach Pete është aktualisht pensionisti më i famshëm në SHBA, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ai ka me Jeffrey Epstein. I moshuari u bë viral pak javë më parë ndërsa në rrjet qarkullonte një video e tij duke ecur me makinë, ndrësa komentet se Jeffrey Epstein është gjallë ishin të shumta.

Të menjëhershme ishin dhe reagimiet e konspiracionistëve, të cilët theksonin se njeriiu i skandaleve Jeffrey Epstein nuk është vetëvrarë. Por ishte vetë i moshuari i cili tha se nuk ka asnjë lidhje me financerin famëkeq, të përfshirë në disa skandale të rënda.

Reklamë

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Palm Beach Pete dhe videoja ime u bë virale sepse dikush më filmoi aksidentalisht duke ngarë makinën pa e ditur unë”, shprehet ai.

Sipas tij, jeta i ka ndryshuar ndjeshëm pas publikimit të videos, pasi ka marrë një numër të madh komentesh lidhur me pamjen e tij. Në video dëgjohet edhe një person që e pyet: “Pra, nuk je Jeffrey Epstein?”, ndërsa ai përgjigjet: “Unë nuk jam Jeffrey Epstein. Unë jam Palm Beach Pete.”

Reklamë

Në një intervistë për TMZ, pensionisti tregoi se në të kaluarën kishte marrë pjesë në disa evente ku kishte qenë i pranishëm edhe Epstein, por theksoi se nuk e kishte takuar apo biseduar kurrë me të. Ai e përshkroi atë si një figurë misterioze, për të cilën shumë njerëz nuk e dinin burimin e pasurisë.

“Jam një djalë i zakonshëm, në pension. Kam jetuar këtu për një kohë të gjatë, më pëlqen të luaj tenis dhe jam shumë shoqëror”, u shpreh ai. Ndërkohë, llogaria e tij e re në Instagram ka fituar mijëra ndjekës brenda një kohe shumë të shkurtër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë