Presidenti i rrëzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, është akuzuar zyrtarisht për nxitje të një rebelimi pas përpjekjes së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak më 3 dhjetor të vitit të kaluar.
Vendimi i prokurorëve vjen pasi hetuesit anti-korrupsion kërkuan javën e kaluar që Yun të akuzohej zyrtarisht.
Avokatët e Yun i kishin bërë thirrje prokurorëve që ta lironin menjëherë nga paraburgimi, pasi sipas tyre është i paligjshëm.
Yun u arrestua më 15 janar dhe që nga ajo ditë ndodhet në paraburgim.
Rebelimi është një nga akuzat e pakta për të cilat një president në Korenë e Jugut nuk ka imunitet.
Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm ose me vdekje./vizionplus.tv





