Aurela Doksani, 43 vjeçe, u dorëzua këtë të dielë nga Greqia para autoriteteve shqiptare. Ajo kërkohej ndërkombëtarisht sepse ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik narkotikësh

 

Fierakja u arrestua në 2011 sepse tentoi të trafikonte drogë bashkë me disa persona të tjerë drejt Greqisë. Në të njëjtin vit, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Efektivët i shkuan në shtëpi për ta marrë që të vuante dënimin e mbetur në burg të sigurisë së zakonshme. Por ajo nuk u gjet në banesë dhe për këtë arsye u shpall në kërkim ndërkombëtar.

 

Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *