Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka paralajëmruar Shqipërinë se mund të përballet me sanksione.

 

Gjatë samitit mes katër shteteve të zhvilluar në Bukuresht, këtë të premte ku morën pjesë Greqia, Rumania, Serbia dhe Bullgaria, kreu I qeverisë greke tha se ka mësuar se ka një zhvillim negativ ndaj minoritetit në Himarë.

 

Sipas Tsiprasit nëse kjo gjë vërtetohet atëherë Tirana zyrtare do të penalizohet sa I takon prespektivës europiane.

 

“Do të isha i lumtur nëse do të thoja të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë. Por fatkeqsisht shikojmë kohët e fundit disa zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësova se kemi një zhvillim negativ përsa i përket minoritetit grek në Shqipëri, nëse është e vërtetë. Është një çështje e cila për fat të keq nuk na bën optimist përsa i përket perspektivës europiane të Shqipërisë e cila përballet me sfida të rëndësishme. Do të ecim në këtë drejtim vetëm nëse këto informata që kemi të mos jenë të vërteta, sepse vullneti ynë vullneti ynë për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor është të bëjnë hapa përpara në drejtim të reformave të nevojshme me qëllim që perspektiva europiane të bëhet realitet. Por e përsëris nuk jemi dogmatike. Shohim përparimin që bën secili vend në veçanti dhe inkurajojmë hapat pozitive por duhet të jemi kërkues nga vendeve të cilat nuk janë ende gati për të ndërmarrë këto hapa”

 

Por edhe Tsipras nuk dha detaje, mediat greke kanë zbuluar se bëhet fjalë për një vendim të dhënë nga qeveria shqiptare ku thuhet se përmes një VKM-je të botuar në Fletoren Zyrtare ka konfiskuar prona të minoritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *