Subscribe

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras këtë të enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

 

Informacionet bëjnë me dije se kjo ka qenë një bisedë e përgjithshme mes dy homologëve ku në qendër ka qenë tema e integritetit, ku është diskutuar në lidhje me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të saj në BE.

 

Gjithashtu bëhet me dije se dy kryeministrat kanë folur edhe rreth zhvillimeve rajonale dhe marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *