Gjendet trupi i Eglant Kocit, i zhdukur dy javë më parë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar se trupi i pajetë i të riut është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit
Lexo edhe :
Related Posts
Autor për vrasjen dhe groposjen e 34 vjeçarit dyshohet të jetë Armand Shakaj 41-vjeç
Hetuesit kanë në duar kamera sigurie dhe automjetin tip “Porche Cayenne” të Armand Shakajt, mjet që dyshohet se ka transportuar trupin e Eglant Koçit pas ekzekutimit.
Brenda automjetit janë gjetur njolla gjaku, që dyshohet se janë të Eglant Koçit. Kjo makinë u zbulua nga policia në momentin që arrestoi kamarierin e autorit të dyshuar i cili ndodht ende në kërkim.
Enea Zyferi, 25-vjeç, u arrestuar nga blutë në zonën e Bulevardit ti ri teksa po lante automjetin me urdhër të Shakajt.
Madje në dëshminë e tij ka ka thënë se mbrëmjen e 4 qershorit ka parë të futet në lokal Eglant Koçin, por nuk e ka parë më të dalë.
Sipas tij, pronari i ka kërkuar që të fikë dritat pasi do të nxirrte një frigorifer të madh.
Lokali i Armand Shakajt ndodhet në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali”, ndërsa sipër ishte një ambient i marrë me qira nga 41-vjeçari. Në këto ambiente dyshohet se është vrarë i riu. Madje disa kamera kanë filmuar Armand Shakajn duke nxjerrë qese të mëdha të zeza te cilat i fut në makinë.
Sipas sistemit TIMS, Armand Shakaj nuk rezulton të ketë dalë jashtë Shqipërisë. Ai vuan nga sëmundje të veshkave dhe policia ka kërkuar dhe një vëmendje nga spitalet shtetërore dhe ato private nëse i kërkuari paraqitet për ndihmë mjeksore.
Alarmi për zhdukjen e të riut Eglant Koçi u dha fillimisht nga familjarët, të cilët denoncuan në polici zhdukjen e 34-vjeçarit.






