E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump vendos të riemërojë dy data historike, ja si do të quhen

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vendosur që të riemërojë dy data historike mjaftë të rndësishme në kalendarin amerikan.

Në dekretine  tij data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.

Me këtë veprim simbolik, Trump synon të theksojë rolin dhe kontributin vendimtar të Shteteve të Bashkuara në fitimin e dy luftërave botërore, duke u fokusuar më shumë në përkujtimin e fitores sesa në sakrificën ose pajtimin ndërkombëtar që lidhen tradicionalisht me këto data.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh