Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka deklaruar se sot në Partinë Socialiste nuk ka një alternativë tjetër për të zëvendësuar Edi Ramën.
Madje, sipas ish-deputetit Lutaj, protesta e qytetarëve kundër qeverisë nuk mund ta rrëzojë atë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka një luftë të brendshme aktualisht brenda PS-së? Ka zëra që lëvizin, njerëz që duan largimin e kryeministrit? Një riciklim brenda elites së PS-së?
Lutaj: Nuk e mendoj këtë, në kapacitetet që ka sot PS-ja mund të ketë vend për përsosje apo ndryshime, por nuk besoj që në rradhët e socialistëve të jetë bërë gati një alternative tjetër për të zëvendësuar Edi Ramën
Borakaj: Pse? Si ka mundësi?
Lutaj: Mënyra e organizimit dhe pasionit, mënyrës se si punon ai…
Borakaj: Po ka patur në fakt në fillim element që shiheshin si pasardhës të Edi Ramës. Saimir Tahiri dikur, Erion Veliaj më vonë.
Lutaj: Këto kanë qenë komente që bënin njerëzit dhe për shkak të fuqisë që merrnin këta njerëz, qoftë ish-ministri i Brendshëm Tahiri, qoftë kryetari i Bashkisë Tiranë, që kishte një pushtet gooxha të rëndësishëm. Dhe eksperiencat kështu kanë qenë, që kryetari i bashkisë së Tiranës mund të ishte kryetari i PS-së, por mendoj që nuk është koha për ta gjykaur këtë gjë për Edi Ramën.
Borakaj: Mendoni që protesta nuk e rrezikon këtë pushtet të socialistëve?
Lutaj: Duhet të kuptojmë një gjë, gjë protestat nuk bëjnë qeveri dhe nuk rrëzojnë qeveri.





