Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai tha se ka urdhëruar shtyrjen e çdo sulmi ushtarak ndaj centraleve energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, duke theksuar se vendimi do të varet nga progresi i bisedimeve që vazhdojnë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në postimin e tij të plotë në Truth Social, Trump shkruan:
“Jam i kënaqur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin dhe natyrën e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, kam urdhëruar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj centraleve energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, me kusht që takimet dhe diskutimet në vazhdim të kenë sukses. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.”

Njoftimi vjen pas ultimatumit të Trump ndaj Iranit. Ai deklaroi se SHBA-të do të “shkatërronin” termocentralet e tij nëse ky i fundit nuk do të përfundonte bllokadën efektive në Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh.







