Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrelli e cilëson të pajustifikueshëm veprimin e presidentit Donald Trump për të bllokuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Në një postim në Twitter, Trump shkruan se sot më shumë se kurrë është e nevojshme për të bashkuar forcat dhe për të ndihmuar në kontrollin dhe frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë më të nevojshme se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit. Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk njeh kufij”, theksoi Borreli.

Trump njoftoi të martën se do të bllokojë fondet për OBSH-në dhe do të bëhet një rishqyrtim për to, ku do të përfshihet roli i OBSH në keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *