Gjykata Supreme në SHBA ka vendosur në favor të presidentit Donald Trump dhe administratës së tij për shfrytëzimin e nje fondi 2.5 miliardë dollarë që do të përdoret për ndërtimin e disa segmenteve të murit me Meksikën në kufirin jugor. Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump e quajti “fitore të madhe” vendimin e Gjykatës Supreme.

 

Ky vendim vjen pas një debati të madh në Amerikë pasi për demokratët ky fond i Departamentit të Mbrojtjes është i tepërt dhe i pajustifikueshëm, sipas tyre duhet investuar në sigurinë kufitare. Por nga ana tjetër presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se ndërtimi i murit do të ndihmojë në frenimin e migrimit ilegal dhe do të jetë në funksion të sigurisë kombëtare.

 

Më herët gjatë këtij viti, Trump shpalli gjendjen e emergjencës, duke kërkuar 6,7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit. Por një gjyqtar federal në Kaliforni e paditi duke argumentuar se Kongresi Amerikan nuk kishte autorizuar në mënyrë specifike që këto fonde do të përdoreshin në ndërtimin e murit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *