Subscribe

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në samitin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, në Da Nang, të Vietnamit.Shterngimi I duarve ndodhi edhe pse shtëpia e bardhë paralajmëroi se nuk do të kishte një takim formal mes dy liderëve. Por, ajo që mori vëmendjen në këtë samit ishte se Trump e homologu i tij rus Vladimir Putin shtrënguar duart miqësisht. Dy udhëheqësit u veshen me veshjen kombëtare vietnameze, në përputhje me traditën e APEC.

 

Pas takimit, dy presidentët, në një deklaratë të përbashkët njoftuan se rane dakord për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër Shtetit Islamik. Megjithatë, Kremlini beri te ditur se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin në Siri.

 

Dy liderët biseduan për një numër çështjesh me rëndësi, përfshirë Korenë e Veriut dhe Ukrainën.

 

Ndërkohë samiti vjetor i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor vijon punimet.APEC mbledh së bashku 21 ekonomi botërore, ekuivalente me rreth 60% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto të botës.

 

Vizita e Doandl Trump në Vietnam është pjesë e turit të tij strategjik në Azi. Ne krye te axhendes eshte Koreja e Veriut dhe program I saj bërthamor I cili mbetet kërcënim për SHBA-të por edhe për aleatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *