Detaje te reja zbulohen pas deklaratës befasuese te presidentit amerikan se e mirëpret marrjen ne pyetje nga prokurori special Robert Mueller.

 

“The new york times” shkruan se sipas disa burimeve, presidenti Donald Trump kishte urdhëruar shkarkimin e prokurorit te posaçëm Mueller, por u tërhoq kur avokati i shtëpisë së bardhë kërcënoi se do të jepte dorëheqjen. Gazeta shkruan se mbrojtësi ligjor Donald Mekgan, në atë kohë, paralajmëroi se shkarkimi i Mueller do të kishte një efekt katastrofik mbi presidencën dhe se ai nuk do të ishte pjesë e këtij skenari.

 

Ish-drejtori i FBI-së Mueller u angazhua enkas nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar ndërhyrjen ruse ne zgjedhjet presidenciale dhe nëse presidenti Trump ka tentuar te pengoje drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *