Pak pasi VMRO-DPMNE u rrëzua nga pushteti, kjo falë edhe koalicionit të numrave mes LSDM dhe partive shqiptare, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski po i tronditen pozitat brenda partisë së tij. Një grup anëtarësh të këtij subjekti politik kanë krijuar një fraksion brenda VMRO-DPMNE. Ata kanë dalë publikisht në media duke kërkuar largimin e ish-kryeministrit si dhe reforma të thella në parti.

 

Sipas mediave maqedonase, kjo lëvizje drejtohet nga Aleksandër Mihajllovski, anëtar prej vitit 1996 dhe jurist pranë zyrës juridike te partisë. Në radhët e nismëtarëve janë edhe figura të njohura që punojnë pranë gjykatës europiane per te drejtat e si dhe doktorantë te shkencave politike. Fraksionistet theksojnë se qëllimi i kësaj iniciative është që të demokratizohet partia dhe t’iu kthehet në duar anëtarëve të saj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *