Subscribe

Arrestohet autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së Armand Dukës të hënën në mbrëmje në Durrës.

 

Shtetasi Arlen Hasanaj i cili u shoqërua mbrëmjen e të martës ndërsa tashmë iu komunikua arrestimi  në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Arestimi i 34-vjecarit u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së Armand Dukës,

 

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore.

34 vjecari banues në lagjen nr.4, Durrës, afër shtëpisë së Dukës, është biznesmen. Provat që ai ka vënë tritolin u morën pasi u ndoq nëpërmjet kamerave të sigurisë itinerari I tij pas vendosjes së eksplozivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *