Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut tregon dinamikën e ngjarjes se si u vendos tritoli në binzesin e Rigels Rajkut.
“Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në tik tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë.
Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim. Një kile e pak. I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë.
Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. Spo gjeja dot shkallët, kthehem te makina inthem spo gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, ka treguar ai për trupin gjykues.
/vizionplus.tv





