E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 10 orë më parë
Vendi

E moshuara gjendet e pajetë në banesë, familjarët kishin tre ditë pa kontakt, fqinjët lajmëruan policinë! Dyshimet e para

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë

Reklamë

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka një hematomë në kokë, prej ku dyshohet se është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Ajo jetonte e vetme në banesë. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet hetimore, ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore që do të zbardhë shkakun e vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë