Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani prezantoi në Kuvend projektrezolutën për integrimin e Shqipëria në Bashkimi Evropian, e dakordësuar mes PS dhe PD.
Në fjalën e tij, Hasani theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektiv strategjik kombëtar dhe se procesi bazohet në meritë dhe reforma të thella. Ai nënvizoi se Kuvendi do të angazhohet për forcimin e rolit ligjbërës dhe mbikëqyrës, përshpejtimin e reformës zgjedhore, garantimin e zgjedhjeve të lira, respektimin e lirisë së shprehjes dhe luftën kundër dezinformimit.
Rezoluta parashikon gjithashtu forcimin e dialogut politik dhe refuzimin e çdo veprimi që devijon nga kursi i integrimit evropian të vendit.
“Anëtarësimi në BE është objektiv strategjik kombëtar. Procesi i anëtarësimit bazohet në meritë. Shqipëria ka hapur mespërmes kapitujve të integrimit dhe është në pritje të miratimit të IBAR. Integrimi kërkon transformim thelbësor. Kuvendi angazhohet të forcojë në tërësi rolin e vet në përshpejtimin e anëtarësimit në BE. Të ushtrojë funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës duke garantuar cilësinë e legjislacionit. Të forcojë kontrollin parlamentar duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Të thellojë angazhimin e përbashkët me qytetarët e aktorët e shoqërisë. Të intensifikojë ritmin e reformës zgjedhore për garantimin e zgjedhjeve të lira. Të kërkojë respektimin e lirisë së shprehjes, të monitorojë luftën kundër dezinformimit. Të nxisë dialog politik dhe shoqëror. Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i anëtarësimit në BE”, tha ndër të tjera Hasani.
/vizionplus.tv





