Një sasi lënde eksplozive i është vendosur një automjeti në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit.
Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit ndërsa është konstatuar nga përdoruesi i tij ende pa shpërthyer.
Mësohet se i riu ka tentuar ta ndezë automjetin në mëngjes por pa sukses.
Në këtë moment ai ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e forcave antieksploziv.
Paraprakisht dyshohet se lenda plasëse është vendosur 2 ditë më parë në automjet, ku dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë lëvizur në këmbë./vizionplus.tv





