Policia e shtetit ka arrestuar 3 persona të tjerë në lidhje me dhunën dhe incidentet në protesten e së shtunës tek kryeministria.

Emrat e të arrestuarve gjatë orëve të fundit nuk janë bërë të ditura ende.

Megjithatë ashtu sikurse 16 personat e arrestuar më heret, ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Deri tani numri I të arrestuarve ka shkuar në 19 vetë nga qytete të ndryshme të vendit, mes të cileve edhe Florenc Hoxha I cili ka mbajtur disa poste në qeverisjene PD por edhe në bashkinë e Tiranës kur drejtohej nga Basha.

Masa e sigurisë përtë arrestuarit do të jepet të martën në orën 16:00 ndërkohë që nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *