Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka!...

Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për integrimin në...

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër...

Kërcënimi nga Rusia? Tusk: Po përgatitemi për skenarë të...

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar...

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë karburant

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët...

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

20 Maj 18:15

Bashkimi Evropian ka finalizuar tekstin e marrëveshjes së re tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas muajsh negociatash intensive dhe debatesh politike, duke kapërcyer një nga pengesat e fundit për ratifikimin e saj dhe duke shmangur një përshkallëzim të ri të tarifave mes dy blloqeve ekonomike.

Marrëveshja u arrit në orët e para të së mërkurës mes shteteve anëtare të BE-së dhe eurodeputetëve, ndërsa procesi i negociatave u koordinua nga presidenca qipriote e Bashkimit Evropian.

Sipas draftit përfundimtar, Bashkimi Evropian do të heqë tarifat për produktet industriale amerikane, ndërsa në këmbim Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një kufi tarifor prej 15% për eksportet evropiane.

Marrëveshja mori rëndësi të veçantë pas paralajmërimeve të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte deklaruar se nëse dokumenti nuk ratifikohej deri më 4 korrik, tarifat për automjetet evropiane do të rriteshin nga 15% në 25%.

Tashmë, Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare pritet të vijojnë me votimet përfundimtare për miratimin e marrëveshjes. Institucionet evropiane vlerësojnë se procesi mund të përfundojë brenda afatit, me Parlamentin Evropian që pritet të votojë më 16 qershor, ndërsa më pas do të vijojnë ratifikimet nga kryeqytetet evropiane.

“Ruajtja e një marrëdhënieje transatlantike të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të ekuilibruar është në interes të të dyja palëve”, deklaroi ministri i Tregtisë i Qipros, Michalis Damianos.

Edhe pse marrëveshja fillestare ishte arritur që në korrik të vitit të kaluar, procesi i ratifikimit u vonua për shkak të kundërshtimeve të forta në Parlamentin Evropian. Eurodeputetët kishin bllokuar disa herë procedurat, fillimisht pas deklaratave të Donald Trump për Groenlandën dhe më vonë pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila rrëzoi një pjesë të kuadrit global tarifor të administratës amerikane.

Versioni final i marrëveshjes përfshin disa mekanizma shtesë mbrojtës për Bashkimin Evropian. Mes tyre është edhe zgjatja e afatit të marrëveshjes deri në fund të vitit 2029, në vend të vitit 2028.

Po ashtu, negociatorët kanë përfshirë masa që synojnë mbrojtjen e industrive evropiane në rast të rritjes së ndjeshme të importeve amerikane. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian fiton të drejtën të pezullojë marrëveshjen nëse SHBA-të nuk respektojnë angazhimet e marra.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE marreveshje SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Amaneti i fundit i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

më shumë...

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka! Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE

më shumë...

Pse disa njerëz kanë më shumë vapë se të tjerët

më shumë...

Aksident në Tepelenë, makina përplas taksinë, lëndohet shoferi dhe pasagjerët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:29

Amaneti i fundit i Koço Qëndros: Mos...

10:17

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me...

10:10

Pse disa njerëz kanë më shumë vapë...

9:49

Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për...

9:23

Aksident në Tepelenë, makina përplas taksinë, lëndohet...

8:48

Aksident gjatë mesnatës në Korçë, “Audi” përmbyset...

8:44

Tubimi para Kuvendit, 21 protestuesit e arrestuar...

8:22

Parashikimi i motit për sot, 5 korrik...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Korrik...

12:07

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

10:43

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:16

Cilat janë rreziqet që na vijnë nga...

9:53

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

9:47

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe...

9:24

Mashtrimet më të mëdha online që po...

9:15

Nuk është kafja, këto pije përshpejtojnë metabolizmin...

8:49

Kërcënimi nga Rusia? Tusk: Po përgatitemi për...

7:41

Shenjat që tregojnë se rutina juaj e...

7:28

Tragjike, babai u fut në det për...

7:13

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mi...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë te...
  • Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.