Një person u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallen në kërkim pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm në rrugën Korcë-Pogradec.

I vetmi që u kap në flagrancë është Arben Gajtani, 46 vjeç, banues në Prishtinë.

Ky person u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, duke transportuar me mjetin furgon tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

Policia u vu në ndjekje të dy automjeteve, respektivisht fuoristradë tip “Benz” dhe mjetit furgon tip “Ford Transit”, me drejtues shtetasit e lartpërmendur, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar dhe kanë braktisur mjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *