Vendi
Aksident në Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen kokë më kokë, dy të lënduar

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin pranë lagjes “Xhenjo”.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e dy automjeteve.
Reklamë
Të dy janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë



