Bluzat e bardha dhe jo vetëm kanë marrë një lajm të rëndë paraditen e kësaj të mërkurë.

Mjeku I njohur Bledar Nini, që punonte prej vitesh në raportin e ORL-së, në QSUT, ndërroi jetë në Itali aty ku ishte dërguar për kurim nga Covid-19.

Nini ishte infektuar me Covid-19 pak kohë më parë dhe për shkak të përkeqësimit të gjëndjes ishte dërguar në Itali.

Mirëpo për fat të keq doktori nuk ia doli dot të fitonte betejen më të rëndësishme të jetës.

Bledi Nini ishte një mjeket otorinolog më të njohur në vendin tonë.

Përvecse punës shumëvjecare në raportin e ORL-së, ai ishte drejtues I një klinike private të specializuar jo vetëm në ORL por edhe në kirurgjinë plastike!

Ndarja nga jeta në moshën 48 vjecare është një lajmët më të rënda për mjekësinë shqiptarë sidomos gjatë kësaj periudhe beteje me Covid-19, virus që nuk ka kursyer as personelin shëndetesor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *