E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjike në parkun e lojërave në Kolumbi, 28-vjeçarja humb jetën pasi bie nga rrëshqitësja

Një grua 28-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një park argëtimi në Kolumbi pasi ra nga një lartësi rreth 4.5 metra gjatë zbritjes në një rrëshqitëse.

Sipas raportimeve, pak para zbritjes fatale, në një video shihet 28-vjeçarja, Juris Kristel Garcia Manrique, duke shprehur shqetësimin e saj dhe duke pyetur punonjësit e parkut: “A do të më kapë dikush?”. Operatori i lojës i është përgjigjur: “Po, mos ki frikë”, para se ta lejonte të zbriste me shpejtësi në rrëshqitësen e parkut Entre Flores.

Reklamë

Në të njëjtën video, gruaja nënë e një vajze 4-vjeçare shihet duke nisur zbritjen. Vetëm disa sekonda më pas ajo del nga rruga e rrëshqitëses në një kthesë dhe bie në boshllëk.

“Ra?” dëgjohet të pyesë dikush në video. Sipas informacioneve paraprake, 28-vjeçarja ra nga një lartësi rreth 4.5 metra, duke pësuar lëndime shumë të rënda në tru, bark dhe gjoks.

Ajo ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit për shkak të plagëve të rënda. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë