Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të enjte në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

 

Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën punonjësit shqiptar, ndërsa mbetën të plagosur pesë persona të tjerë. Një prej tyre është në gjendje shumë të rëndë për jetën.

 

Viktima është identifikuar si Flamur Alsela, 50 vjeç, me banim në provincën e Breshias.

 

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *