Goditet një grup kriminal i trafikimit të qënieve njerëzore në Shkodër ku pesë persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë:
Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe
Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë
Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë
Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër
Gjithashtu eshte shpallur ne kerkim shtetasi me inicialet P. P.
Policia thotë se këta shtetas bënin të mundur trafikimin e shtetasve të ndryshëm nga Shqipëria drejt Mal të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE.
Sipas policisë personat e sipërpërmedur u siguronin shtetasve të huaj të vendeve të treta pritjen, transportin dhe ammbientet e akomodimit si hotele apo shtëpi banimi.
Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.
Ndërkohë policia ka bërë me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, një sasi eurosh që iu gjetën personave të arrestuar dhe dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM.





