Subscribe

Rreth 1000 demokratëve dhe figurave të shoqërisë civile u ka mbërritur këto ditë një email që i njofton se janë kualifikuar për të qënë kandidatë për kryetarë bashkie dhe deputet të partisë demokratike.

Mësohet se komisioni i ngritur për këtë çështje është drejt mbylljes së fazës së parë të 3600 emrave që ka propozuar anëtarësia.

Të gjithë deputetët që dolën nga zgjedhjet e vitit 2017 apo ata që kishin mandat në pushtetin lokal e kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit. Por ajo që bie në sy mes këtyre qindra kandidatëve është se mungojnë kritikët e kryetarit Lulzim Basha dhe shumica e atyre figurave të Pd që Basha vendosi t’i nxjerrë jashtë listave të kandidatëve për deputet në vitin 2017. 

E vetmja që është propozuar nga demokratët e Shkodrës dhe sipas komisionit ka kaluar fazën e parë të verifikimit, është Jozefina Topalli e cila përafërsisht dy dekada ka qënë nënkryetare dhe deputete e partisë demokratike.

Por nëse të gjithë demokratëve që kanë marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2017 nuk u kërkohet të plotësojnë asnjë dokumentacion, Jozefina Topallit i kërkohet të plotësojë formularin qe lidhet me Cv e saj, eksperiencën, miqtë e koleget, si kusht për të vazhduar fazën e dytë të procesit për zgjedhjen e kandidatëve për deputet. Por ish-nënkryetarja e Pd Jozefina topalli nuk do ta plotësojë këtë formular.

E kontaktuar nga vizion plus ish-kryetarja e kuvendit deklaroi se kjo nuk është rruga për të demokratizuar partinë. “partia nuk demokratizohet as me formularë e as me komisione,” deklaroi për Vizion Plus Jozefina Topalli.

Pasi komisioni të realizojë edhe fazën e dytë të seleksionimit, anëtarët e Pd do të votojnë sërish për kandidatet, por jo se cilin preferojnë por duhet të zgjedhin atë që nuk duan t’i përfaqësojë.

Mbyllja e këtij procesi nuk shënon mbylljen e listës së kandidatëve për deputet, pasi ajo do të hartohet nga kryesia para zgjedhjeve. Kryesia e Pd ka të drejtë të propozojë emra të tjerë deri në 20% të listës së kandidatëve për deputet ndërkohë që pjesa tjetër do të mbështetet tek propozimet e anëtarësisë.

Reagimi i plotë i Jozefina Topallit për Vizion Plus:

“Ne nje kohe kur vendi yne vuan nga kriza te shumefishta, kur rritja e pasigurise dhe e pabarazise ka shtuar ankthin e deshperimin, duket se shqiptaret jane pa rrugedalje. Nga nje ane, nje qeveri e zhytur ne skandale, nga ana tjeter nje opozite e rreme dhe e pabesueshme. Por, kur gjerat shkojne keq, ka vetem nje rruge: ta ndryshosh ate. Ndryshimi nuk kalon permes formulareve, as trukeve te formave te tjera.

Ndryshimi vjen nga rikthimi tek parimet, tek njerezit e ndershem, tek gara, tek vota. Une nuk besoj se nje parti behet demokratike se ploteson nje formular.

Por une besoj se shqiptaret nuk do rrijne edhe 20 vite te tjera duke pritur se si do ndërrojne portat Edi Rama me Lulzim Bashen. Une kam nje jete qe punoj me demokratet. Une jam e lidhur shume me ta. Kemi bere nje rruge te gjate e te veshtire bashke. Bashke me ta kemi ngritur PD nga hiri. Une i jam mirenjohese perjete atyre per sakrificen dhe kurajon e pashoqe, por edhe per besimin ndaj meje. Une kam qene perhere e vertete me ta. E verteta ime ka qene liria ime. Dhe ata e dine. Une dua si ata ndryshimin. Nje ndryshim te thelle qe te lind shprese, shprese qe kerkon cdo shqiptar. Une nuk kam asgje personale me askend. Por une nuk e vendos kryetarin mbi partine apo partine mbi vendin tim. Une dua qe ne vendin tim te lind nje shprese per te gjithe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *