Një tragjedi ka ndodhur në Illinois të SHBA-së pasditen e të mërkurës, kur një i ri hyri në një shtëpi dhe goditi për vdekje me thikë katër persona, ndoshta anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas policisë në Rockford, pesë persona të tjerë u plagosën nga sulmi, njëri prej tyre në gjendje kritike. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare, një grua 63-vjeçare, një burrë 49-vjeçar dhe një burrë 22-vjeçar.

Policia ka arrestuar si të dyshuar një 22-vjeçar dhe është duke e marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihet motivi i sulmit.

Sherifi i shtetit tha se një grua e re me plagë me thikë në duar dhe fytyrë u shtrua në spital dhe u intubua.

Një burrë tjetër pësoi plagë më pak të rënda me thikë pasi u përpoq të ndërhynte për të ndihmuar gruan.

Shefi i policisë së Rockford, Carla Read tha se jo të gjitha viktimat ishin plagosur me thikë, por shtoi se asnjë nuk kishte pësuar plagë me armë zjarri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *