Subscribe

46-vjeçari Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, i cili përfitoi nga amnistia penale, por u arrestua disa orë më vonë për llogari të drejtësisë italiane, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës.

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë, duke i dhënë kohë mbërritjes së dokumentacionit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndaj Sinomatit ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet nën akuzat për organizatë kriminale dhe trafik emigrantësh.

Sokol Sinomati u arrestua sapo hyri në Vlorë më 24 prill, vetëm pak orë pasi kishte dalë nga qelia e burgut të Fushë-Krujës, falë amnistisë.
Urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në duart e policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk ishte ekzekutuar më herët.

Sokol Sinomati ish-anëtar i bandës së Gaxhait është babai i të riut Gëzim Sinomati, që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *