E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Meta “thumbon” Bashën nga Konventa e PL: Nuk fitohet duke fjetur gjumë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në nisje të Konventës Kombëtare ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të PL që të ndjekur shembujt e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit.

Sipas tij ajo është e vetmja mënyrë për të fituar, ndërsa ka thumbuar kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se fitorja nuk vjen duke fjetur.

Reklamë

“Kisha një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.

Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42”, deklaroi Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë