Aksident tragjik me dy persona të vdekur në periferi të Korçës.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në vendin e quajtur ish ferma.

 

Dy persona, Sokol Hoxha së bashku me vajzën e tij 6 vjeçe, kanë humbur jetën duke qënë thjesht kalimtarë. Burime pranë ngjarjes thanë se babë e bijë po kalonin në trotuar. Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e dy mjeteve.

 

Fillimisht një mjet tip ‘ Fuoristradë është goditur me një makinë tjetër që ecte në të njëjtin drejtim me të.

 

Nga humbja e kontrollit, fuoristrada ka dalë nga rruga dhe për shkak të shpejtësisë doli në trotuar. Sipas të dhënave, Sokol Hoxha reth  33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçe P.Hoxha janë marë para nga Fuoristrada për gati 30 metra duke pësuar vdekjen e menjëhershme.

 

Policia tha se ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve  që u përplasën dhe shkaktuan aksidentin e rëndë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *